JailBreak Iphone

Jailbreak për iOS 10.2 është realitet!

Duke surprizuar të gjithë, dy haker italian kanë lëshuar sot Jailbreak për iOS 10.2. Ju bëjmë të ditur menjëherë se ky Jailbreak është në fazën e parë beta. Nuk ekziston akoma një program specifik për të instaluar Cydia dhe është kompatibël vetëm me disa pajisje Apple: iPhone 6s, iPhone SE dhe iPad Pro që kanë të instaluar iOS 10, iOS 10.1 dhe iOS 10.2.
Çdo gjë që ju nevojitet për të kryer Jailbreak, e gjeni në këtë faqe. Ja të gjitha hapat që duhet të ndiqni:

  • Sharkoni file-in IPA dhe Cydia Impactor.
  • Hapni Cydia Impactor dhe tërhiqni brenda kësaj dritareje file-in IPA që keni shkarkuar.
  • Vendosni email-in që përdorni për llogarinë tuaj Apple ID, dhe password-in. Mos u shqetësoni, të dhënat që keni vendosur do të transmetohen vetëm në serverat e Apple.

Ndiqni të gjitha hapat dhe do të gjeni në Home të pajisjes tuaj një aplikacion të ri. Përpara se ta hapni atë, duhet të kryeni një veprim. Shkoni tek Settings > General dhe autorizoni aplikacionin Yalu. Tani mund të hapni aplikacionin. Për të mbyllur proçesin, duhet të klikoni butonin “GO” kur aplikacioni Yalu t’ua kërkojë

Cydia del nga faza beta

Përdoruesit që kanë bërë jailbreak për iOS 10.0-10.2 duke përdorur programin Yalu nuk mund të shkarkoni asnjë tweak me pagesë nga Cydia, të paktën deri dje. Saurik, që po priste një version më të qëndrueshëm të kësaj platforme, e ka akivizuar këtë opsion.

Versioni i ri i Cydias është i disponueshëm që tani në repon zyrtare. Tani zhvilluesit e programeve do të jenë të lirë të publikojnë të gjitha krijimet e tyre të fundit, që natyrisht duhet të jenë kompatibël me iOS 10

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: